Problemi me mungesat e vitaminave është shumë shqetësues sidomos tani që vjen edhe pranvera. Pa vitamina,ne ndihemi të dobët dhe të plogësht, dhe vihemi lehtë në shënjestër nga viruse të ndryshme.
Mënyra më e mirë për të mësuar nëse po merrni mjaftueshëm vitamina është të shiheni në fytyrë.
Lëkurë e zbehtë
Shumë pak njerëz kanë një ngjyrë të mirë të lëkurës në fund të dimrit. Megjithatë, nëse lëkura juaj është bërë krejtësisht e zbehtë krahasuar me atë që duket normalisht, mund të jetë një shenjë e mungesës së vitaminës B12. Pa të ne ndihemi të lodhur dhe të dobët fizikisht. Për të rritur nivelet e saj, duhet të konsumoni më shumë produkte deti dhe mish.
Flokë të thatë
Flokët e thatë dhe të brishtë, të mbuluar në zbokth, mund të jenë shenjë e mungesës së biotinës, e njohur ndryshe si vitamina B7. Kjo ndodh shpesh si rezultat i përdorimit të antibiotikëve. Për të rritur nivelet e vitaminës B7, duhet të konsumoni mish, peshk, perime, fruta, kërpudha dhe fasule, si dhe harroni dietat për një farë kohe.
Sy të enjtur
Nëse vëreni ënjtje përreth syve mund të keni mungesë të jodit. Burimi më i zakonshëm i jodit është kripa e jonizuar. Gjithashtu jod përmbajnë edhe produktet e detit (karavidhet, karkalecat dhe algat e detit), produktet e qumështit, madje edhe buka.
Zbehje të ngjyrës së buzëve
Buzët e zbehta mund të jenë shenjë e mungesës së hekurit. Tensioni arterial i ulët dhe ftohja mund të jenë shenja të tjera të saj. Nuk është e vështirë që të rrisni nivelet e këtij minerali. Mjafton të konsumoni më shumë mish dhe të hiqni dorë nga ushqimet me përmbajtje të lartë në kalcium për pak kohë.
Gjakderdhje nga mishrat e dhëmbëve
Gjakderdhja nga mishrat e dhëmbëve mund të tregojë për mungesë të vitaminës C. Nivelet e ulëta të kësaj vitamine mund të çojnë në dobësim të imunitetit, dhimbje të muskujve dhe probleme me dhëmbët. Vitamina C gjendet tek qitroja dhe specat e kuq.
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...