Google ADS

The Simpson mund të ju mësojnë shumë rreth kursimit të parave

23:30 | 13 Mars 2017
Trina Galanxhi

Familja më e popullarizuar në Amerikë mund të ju mësojë shumë në lidhje me financat.

Por nëse nuk e keni parë serialin me kujdes, ne ju sjellim momentet e duhura që shfaqen në The Simpson rreth menaxhimit të parave, transmeton portali arbresh.info.

Në episodin e 120-të, Homeri ( kryefamiljari) vendos që të investojë në kunguj. Ai mendon se ‘vlera e tyre rritet gjatë muajit tetor dhe se ato do të arrijnë kulmin në muajin janar’. Më pasi ai shton, se kjo është mënyra e duhur për të bërë para.

Homeri nuk e morri parasysh që tetori ishte muaji i duhur për kungujt, pasi është festa Halloëeen. Prandaj, si rezultat ai humbi të gjitha paratë e investuara.

Në episodin e paharrueshëm ‘Margie vs. the Monorail’, njerëzit inkurajohen që të investojnë në një hekurudhë, nga Lyle Lanley, shitës karizmatik.

Por nga të gjithë, është Margie ajo që nuk bie në ligësinë e shitësit edhe pse qyteti përfundon në mënyrë katastrofike. Margie, nuk i besonte ‘hijeshisë’ së shitesit, prandaj ia doli të ruante paratë.

Bart merr një mësim të vështirë në episodin e 173-të, kur shkon të blejë me kartë krediti. Siç mund ta imagjinoni, ai hyri në një borxh të thellë, duke përdorur kartelën vend e pa vend.

Në episodin e 30-të, gjyshi i Simpson trashëgon një sasi të madhe parash nga një ish e dashur e tij. I mërzitur, ai vendos të shpenzojë  disa nga të hollat në kazino. Por, sado e pabesueshme që ngjan, Homeri e këshillon atë që të shpenzojë paratë në shtëpinë e pleqve.

Një ide tjeter rreth parave që sjellin The Simpson, është se duhet të bëni kujdes me kë ndani idetë për biznes. Bartender Moe e vjedh një recetë për koktej nga Homeri, duke bërë një shumë të madhe parashë, ndërkohë Homeri nuk e morri asnjë qindrakë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme