Ndoshta ju kujtohet kur vitin e kaluar Google nisi funksionin e ri të quajtur Instant Apps, ku në vend që shfrytëzuesit të marrin aplikacionet për t’i testuar, ata kishin mundur që në kapacitet të limituar t’i provojnë në ueb.
Me këtë shfrytëzuesve u jepej qasje në funksione të caktuara pa humbje kohe në marrjen e aplikacioneve dhe instalimit. Duket se kjo është ideja për të cilën Microsoft mendon se është e mirë, pasi kompania ka paralajmëruar funksionin e quajtur Playable Ads, transmeton KosovaPress.
Microsoft shpjegon se Playable Ads është plotësisht mënyrë e re për përdoruesit që kanë interaksione me reklama dhe aplikacione. Një gjë e tillë është e ngjashme sikur te Google Instant Apps, por do të funksionojë si version provues ashtu që përdoruesit munden ta testojnë para se ta marrin.
Aplikacioni mund të përdoret tre minuta, që është shkurt, por disa përdoruesve kjo do t’iu ndihmonte që të vendosin për ta blerë ose jo.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...