Omega 3 kryen funksionin e saj vetëm te një pjesë e njerëzve

22:00 | 13 Mars 2017
Trina Galanxhi

Omega 3 ndikon në përmisimin e shëndetit vetëm te personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, përderisa te tjerët nuk luajnë asnjë rol.

Hulumtuesit nga American Heart Association kanë zbuluar se pilula bën mrekulli te personat që kanë pësuar sulm në zemër, pasi i mbron ata nga komplikacionet e mëtejshme, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, nëse personat që nuk vuajnë nga sëmundjet e zemrës e konsumojnë këtë pilulë, nuk është se do të hetojnë ndonjë ndryshim në shëndet.

“Ne nuk mund të rekomandojmë Omega 3 për parandalimin e sëmundjeve të zemrës, por ju sugjerojmë se parandalon komplikimet te personat që kanë pësuar sulm në zemrës”, ka theksuar autori i studimir, David Sisovick./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme