Google ADS

Komandanti i KFOR-it: FSK-në e njohim vetëm brenda mandatit aktual

21:36 | 13 Mars 2017
Arbresh.info

Lidhur me shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, komandanti i KFOR-it gjeneral-major Giovanni Fungo ka thënë sot se FSK-në e njeh vetëm në formën e saj aktuale.

“Forcat e Sigurisë së Kosovës deri më tani kanë punuar brenda mandatit të tyre dhe kjo është forma në të cilën ne i njohim ata”, ka thënë Fungo.Ai ka theksuar se KFOR-i do të vazhdojë të kryejë misionin e tij në garantimin e sigurisë, lirisë së lëvizjes për të gjithë, pavarësisht prejardhjes etnike dhe religjionit.

Këto deklarata Fungo i bëri sot gjatë një vizite në Gorazhdec, ku u takua me përfaqësuesit e serbëve lokal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme