Sulmohet një punëtor i KEDS-it

20:30 | 13 Mars 2017
Arbresh.info

Sot një punëtor i KEDS-it është sulmuar fizikisht në Prizren, deri sa ekipi i KEDS-it ishte duke kontrolluar një orë elektrike, njofton Polica Rajonale e Prizrenit.

“Rreth orës 14:20 minuta, policia në Prizren ka pranuar një informatë, e cila bënte me dije se në oborr të një shtëpie në rrugën ‘Janina’ , dy punëtorë të KEDS-it që ishin duke i kontrolluar njehsorët elektrik janë penguar në punën e tyre dhe për më tepër njëri nga ta është sulmuar fizikisht me duar dhe me një shufër metalike. Punëtori ka kërkuar trajtim në emergjencë ndërkaq policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është ndalur nën masën e arrestit policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme