Google ADS

Turqia do t’i drejtohet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për Holandën

19:31 | 13 Mars 2017
Arbresh.info

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur që do t’i drejtohet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me Holandën, transmeton portali arbresh.info.

Ditëve të fundit Turqia dhe Holanda nuk janë në termet më të mira, kjo për shkak se Holanda ndaloi aeroplanin e ministrit të jashtëm turk Mevlut Cavusoglu të ateronte në këtë vend.

Pas kësaj Erdogan e quajti Holandën mbetje të nazizmit. Ndërkohë që presidenti turk gjithashtu ka akuzuar kancelaren gjermane Angela Merkel se po mbështet terrorizmin duke ia mbajtur anën Holandës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme