Mustafa: Moszbardhja e fatit të të pagjeturve plagë e madhe e shoqërisë kosovare

19:09 | 13 Mars 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa Mustafa, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në procesin e zbardhjes së fatit të të pagjeturve, duke theksuar se kjo plagë e madhe e shoqërisë kosovare vazhdon të rëndojë padrejtësisht mbi familjarët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Këto deklarata kryeministri i bëri gjatë një takimi  me drejtorin rajonal të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për Evropë dhe Azi Qendrore, Patrick Vial, njofton zyra për informim e kryeministrit.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe Prenk Gjetaj, kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Ibrahim Makolli, kryetar i Delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur, u diskutua për punën e Kryqit të Kuq në Kosovës, me theks të posaçëm për çështjen e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur që nga lufta e fundit në Kosovë.

Drejtori rajonal i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për Evropë dhe Azi Qendrore, Patrick Vial, theksoi përkushtimin e Kryqit të Kuq për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Ai po ashtu, e njoftoi Mustafën për angazhimet tjera të rëndësishme të Kryqit të Kuq në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme