Bazuar në ekspertët e kësaj fushe, lule të caktuara janë të mira për të promovuar energji pozitive dhe për të na dhënë neve një sens të të ndjerit mirë çdo ditë.
Ju mund ta zvogëloni energjinë negative duke vendosur disa lule në shtëpitë e juaja.
1. Rozmarinë
Kjo lule ndihmon në mbrojtje, pastrim dhe shërim. Është gjithashtu e këshillueshme të vendosen disa fletë të kësaj luleje nëpër gjësende apo zona të caktuara në mënyrë që të tërhiqni energji pozitive rreth jush.
2. “ Lucky bamboo”
Kjo lule është përdorur për mijëra vite në Azi, si simbol i pastërtisë dhe prosperitetit. Vendoseni në një qoshe të dhomës ku ka pak dritë dhe larg prej rrezeve direkte të diellit. Mbajeni në një shishe uji.
3. Pepermint
Pepermint është lulja e mirëqenies dhe besohet se ata që mbajnë një lule pepermint të freskët, tërheqin prosperitet ekonomik. Ajo mund të ndihmojë gjithashtu të përmirësojë komunikimin në shtëpinë tuaj.
4. Lavender
Lulja lavender ndihmon në zvogëlimin e depresionit dhe kontrollimin e emocioneve. Ajo promovon lumturi dhe harmoni në shtëpi.
5. Orkidea
Kjo lule tërheqë energji pozitive duke përmirësuar energjinë brenda shtëpisë. Lulja orkide ka lloje të ndryshme të varieteteve qe vijnë ne forma dhe masa të ndryshme, ajo poashtu ka një aromë të ëmbël dhe të këndshme që shërben ndryshe për të rritur disponimin.
6. Jasmina
Lulja jasminë ndikon poashtu në tërheqjen e energjisë pozitive. Vaji i jasminës është gjithashtu i njohur si një ndër nxitësit më të fuqishëm.
7. Aloe Vera
Aloe vera thuhet të shërbejë si një ndër luftuesit më të mëdhenj kundrejt energjive të këqija, është poashtu e njohur për tërheqjen e prosperitetit dhe energjive pozitive gjetkë në shtëpi. Shumë njerëz besojnë se kur lulja aloe vera rritet dhe është vitale tërheqë edhe fat të mirë.
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani