Google ADS

Ja pse Mbretëresha e Anglisë mban gjithmonë çantë me vete

16:35 | 13 Mars 2017
Arbresh.info

Është vërejtur se Mbretëresha e Anglisë, Madhëria e Saj Elizabeta e II-të, mbanë gjithmonë në çdo takim të sajin një çantë dore.

Në çantë ajo mbanë një pasqyrë, një buzëkuq, një stilolaps, dhe kur shkon në kishë mban edhe kartëmonedha për t’i dhuruar aty, transmeton arbresh.info.

Por kjo nuk është arsyeja e vetme, ajo mbanë çantën edhe për të informuar personelin e saj me anë të gjesteve me çantë.

Për shembull:

  1. Nëse ajo është duke folur me dikë, ajo ndërron anën e çantës në dorën tjetër, për të lajmëruar shoqëruesit se ajo është gati ta përfundoj atë bisedë. Më pas dikush nga këshilltarët do t’i afrohet për t’i thënë se dikush tjetër pret në rend për ta takuar.
  2. Nëse Mbretëresha vendos çantën mbi tavolinë, ajo dëshiron që eventi të përfundojë brenda 5 minutave.
  3. Kur ajo vendos çantën në tokë, shpreh mos interesim në bisedën të cilën është duke e bërë dhe kërkon “ndihmë” nga këshilltarët.
  4. Por gjesti më dramatik që Mbretëresha mund ta bëj është të rrotullojë unazën. Kjo do të thotë se Mbretëresha e Anglisë ka nevojë që ta “shpëtojnë” menjëherë nga situata që gjendet.

Le të shpresojmë se nëse ndonjëherë keni fatin të takoni Mbretëreshën Elizabetë, të mos ju rastis të shihni sinjalet e më sipërme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme