Maqedonia me katër shqiptarë për dy takimet e radhës

16:28 | 13 Mars 2017
Arbresh.info

Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve për takimet e radhës të Maqedonisë, duke përfshirë në të njëjtën katër futbollistë të Shkëndijës.

Kapiteni Ferhan Hasani, sulmuesit Besart Ibraimi e Marjan Radeski dhe mbrojtësi Egzon Bejtullai janë gjetur në listën e Angellovskit për ndeshjet që pasojnë në fund të muajit.

Maqedonia më 24 mars në Lihtenshtejn zhvillon sfidën e rradhës të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që vitin 2018 do të zhvillohet në Rusi, ndërsa katër ditë më vonë (28 mars) në Shkup luhet takimi kontrollues me Bjellorusinë.

Të ngjashme