Google ADS

Shala: Dinamika e shndërrimit të FSK-së ka hyrë në një proces të pa kthim

14:06 | 13 Mars 2017
Arbresh.info

Ibrahim Shala nga Ministria e FSK-së ka thënë se themelimi FSK -së është bërë me ndihmën e NATO-s.

“Ky proces që nga themelimi ka qenë në koordinim me partnerët tanë që kanë qenë në përgatitje për transformimin e FSK-së. Pakon ligjore ministria shumë më herët e ka proceduar në Qeveri dhe pastaj ka shkuar në Kuvend. Angazhimet e fundit për nevojën e transformimit të FSK-së na kanë gëzuar shumë. Po ashtu dorëzimi i këtij projektligji nga presidenti na bënë të bindemi që kjo do ta përshpejtoj dinamikën e shndërrimit të FSK-së që ka hyrë në një proces të pa kthim”, tha ai.

Shala theksoi se kanë hartuar disa grupe punuese për dhënien e opinioneve për draft ligjin, për hartimin e deklaratës përfundimtare.

“MFSK është e gatshme për zbatimin e të gjitha detyrave që merren nga zinxhiri komandues dhe institucionet e shtetit”, shtoi ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme