Të bindim qytetarët se shndërrimi i FSK-së në Ushtri nuk është i dëmshëm për askënd

13:27 | 13 Mars 2017
Arbresh.info

Në tryezën e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) me temë “Si të procedojmë me formimin e ushtrisë?”, deputetja Vjosa Osmani ka thënë se që nga Koha e Ahtisaarit një prej qëllimeve të Kosovës nëse deputetët e listës serbe e bllokojnë ka qenë hartimi i ligjeve për FSK-në, shkruan portali arbresh.info.

“Gjithmonë kanë qenë në diskutim kompetencat për ndryshimet në këtë ligj nëse deputetët serbë e bllokojnë. Nga vitit 2012 është thënë se duhen 5 vite të shtohen në mënyrë që të ndryshohen kompetencat dhe të flitet për FSK. Pra ligjërisht që nga viti 2013 kemi pas në kompetencë që përveç çështjes së emrit dhe mandatit të gjithë tjerat mund të diskutohen me ligj. Tani kur erdhi propozimi nga Presidenti kemi besuar që ky është në koordinim me partnerët tanë dhe të fillohet me ndryshimin e ligjit. Ky ka qenë Plani B sepse me të vërtetë janë shterur mundësitë për të bindur deputetët e Listës Serbe”, tha ajo.

Sipas Osmanit tani nga kjo kohë që ka mbetur duhet të gjithë të angazhohen në debate publike për këtë.

“Kundërshtia e Serbisë në gjithë pakon e Ahtisaarit ka qenë kjo pikë, ushtria sepse dihet që dy gjërat kryesore të një shteti janë politika e jashtme dhe ushtria. Këtë e kemi ditur që Serbia do ta kundërshtojë dhe kur po thuhet në rajon se nuk është momenti për këtë është gjë e gabuar sepse Kroacia dhe Shqipëria i kanë shkruar letër sekretarit të NATO -s për këtë. Po ashtu edhe Mali i Zi nuk besoj që nuk do të na mbështes, andaj pse Ballkani të bllokohet nga Serbia. Ne duhet të marrim vetë veprimet dhe të shkojmë me planin B pasi plani A është shterur. Duhet bërë diskutime publike në të gjitha komunat që qytetarët edhe ata serbë të binden se shndërrimi i FSK në ushtri nuk është i dëmshëm për ta”, theksoi ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme