Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një aktivitet të QSUT, ku dhe kanë qënë bashkë ministri në largim i Shëndetësisë Ilir Beqja, dhe pasardhësja e tij, aktualisht drejtoreshë e QSUT, Ogerta Manastirliu.
“Koencidencë e bukur sepse ky event ishte organizuar më parë dhe përkoi me vendimin e ndryshimit dhe të ministrit të Shëndetësisë me ministren e re të Shëndetësisë. Këtu në zemrën e fushës së betejës sonë për tranformimin e sistemit tonë shëndetësor, në një territor ku deri tre vjet e gjysëm më parë as mund të imagjihonhej çka është bërë dhe përgatitet të fillojë në pak javë”, tha kryeministri Rama.
Ai tha se sistemi shëndetësor ka ende nevoja të rëndësishme. Për mjekët e Tiranës që shkojnë në spitalet rajonale do të ketë një pagesë 10 mijë lekë të reja në ditë. Ndërsa 5 mijë lekë të reja, për mjekët e spitaleve rajonale që shkojnë për një konsultë në zonat rurale.
Krahas rritjes 10% të pagave, kryeministri Rama tha se do të ketë një rritje me 25% për pagën e atyre që punojnë në reaminacion dhe urgjencë, si dhe do të ketë dyfishim të pagës për shërbimin e rojës.
“Nuk e quaj të pavend, përkundrazi, e quaj domsdoshmëri dhe një shprehje respekti për të gjithë këtë trupë prej 13 mijë njerëzish, punën e të cilës nuk e asgjëson dot sjellja tërësisht e papranueshme e atyre që brenda asaj trupe i krijojnë njerëzve në nevojë shqetësimin e madh të detyrimit për të dhënë rryshfet, në sensin që rritja e pagave dhe jo thjesht, rritja e pagave po dhe disa konsiderata të tjera, janë më shumë se domosdoshmëri. Korrupsioni nuk luftohet nëse ata që punojnë në urgjencë dhe reaminacion dhe kanë rroga që janë larg së qëni të mjaftueshme jo për ta çmuar po të paktën për ta justifikuar. Për këtë arsye ne përveç 10% të rritjes së pagës, do të rrism 25% pagën për ata që punojnë në reaminacion apo urgjencë dhe për këtë arsye do të dyfishojmë pagën e shërbimit të rojes”, tha Rama.
Gjithashtu tha ai, do të rritet bonusi dhe për mjekët që shkojnë jashtë Tiranës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...