Tensionet me politikanët shqiptarë në Maqedoni mund të degjenerojnë në konflikt, paralajmëron “The Economist”.
E përjavshmja prestigjioze britanike analizon interesin e politikanëve perëndimorë për Shkupin, deklaratat polemizuese ruse dhe afrimin e luftës së trumpetuar nga gazetat serbe.
Ngërçi nisi me grindjen për koalicion, kur BDI-ja vendosi që të mos bashkëpunonte më tej me VMRO-DPMNE-në, dhe u përshkallëzua nga refuzimi i Gjorgje Ivanovit për t’i dorëzuar mandatin LSDM-së, me argumentin se kërkesat e shqiptarëve do të “shkatërojnë” vendin.
Por duke u thelluar më tej në situatën që ka bllokuar jetën politike të Maqedonisë, “The Economist” shkruan se kriza politike i ka rrënjët që në vitin 2015, kur LSDM-ja filloi të publikojë përgjimet e paligjshme që përfshinë Nikola Gruevskin.
Për këtë arsye u krijua Prokuroria Speciale Publike dhe mbështetësit e VMRO-së kaluan në akuza ndaj George Sorosit për konspiracion ndaj Maqedonisë.
Pretendimeve të ngjashme nuk i ka shpëtuar as vet Federica Mogherini. Sipas Radmila Sekerinska, zv.kryetare e socialdemokratëve, është vet Gruevski ai që e nxiti krizën në momentin kur kuptoi se mund të humbiste pushtetin, e kjo do ta linte të ekspozuar ndaj hetimeve të Prokurorise Speciale.
Ahmeti, – vazhdon “The Economist”, – paralajmëron që mosmarrëveshjet të mos kthehen nga politike në përplasje të karakterit etnik dhe mohon çdo plan të Shqipërisë së madhe. Rusia, sipas tij, është ajo që po ndez gjakrat në Ballkan.
“Mënyra më e mirë për të dalë nga kjo gjendje, – përfundon artikulli, – mbetet përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, e këtu i urojmë fat”.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...