Hiqet kontrolli i kapitaleve

10:40 | 13 Mars 2017
Arbresh.info

Islanda njoftoi sot heqjen e kontrolleve të kapitaleve vendosur në momentin e krizës financiare të vitit 2008 për të penguar ekonominë e Islandës të përkeqësohej.

“Kontrollet e kapitaleve të vendosura për individët, ndërmarrjet dhe fondet e pensioneve janë hequr”, njoftoi qeveria në një komunikatë në përfundim të një këshilli të ministrave. Masat do të hyjnë në fuqi më 14 mars.

“Kjo është një kthesë shumë pozitive për rimëkëmbjen ekonomike pas krizës së vitit 2008 dhe 2009. Kontrollet e kapitaleve kanë qenë një instrument i nevojshëm për rimëkëmbjen e ekonomisë”, theksoi kryeministri, Bjarni Benediktsson.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme