Njerëzimi mund të ketë marrë prej kohësh sinjale nga një tjetër jetë inteligjente diku atje në univers, por e ka keqkuptuar atë.
Kështu të paktën mendon profesori i Universitetit të Harvardit, Avi Loeb. Ai u referohet disa valëve të çuditshme radioje, që u kapën nga antenat e shkencëtarëve pak muaj më parë. Deri më tani, shpjegimi i tyre është i vakët dhe burimi i panjohur.
“Valet e shpejta radio dhe kohëzgjatja e tyre të bën të mendosh se origjina e tyre është prej një mjeti fluturues ndëryjor, përsa kohë ne nuk jemi në gjendje që të provojmë se kanë një burim natyror”, thotë Loeb.
Valët radio zgjasin me milisekonda. Ato që njerëzimi nuk është në gjendje që të interpretojë, kuptojë apo gjejë burimin ende, janë kapur për herë të parë në vitin 2007.
Tërmet me magnitudë 6.6 ballë në Oqeanin Paqësor
Zjarret në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me efektivë zj...
Balluku: Unaza e Madhe e Tiranës drejt finalizimit
Danimarkë, raportohet për dy shpërthime pranë ambasadës izra...
Goditja me raketa, Macron dënon sulmet e Iranit ndaj Izraeli...
Komisioni për Buxhet mblidhet sot