Të gjithëve ju ndodh që trupi t’ju lëshojë sinjale të ndryshme si lemzë, gumëzhitje të veshëve, kërcitja e nyjeve etj.
Në shumicën e rasteve këto tinguj që lëshon trupi janë të padëmshme dhe nuk ju dëmtojnë shëndetin, por nëse ato shoqërohen me dhimbje dhe vazhdojnë për një kohë të gjatë, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun.
Zhurma e veshëve:shkaqet kryesore të tingëllimave në vesh mund të jenë dëmtimet e veshit apo infeksionet. Ju duhet të konsultoheni me mjekun në rastet kur këto tingëllima shoqërohen me dhimbje ose marramendje sepse mund t’ju tregojnë për sëmundje neurologjike.
Kërcitja e nyjeve: kjo “zhurmë” mund të jetë e zakonshme për shumicën e njerëzve kur qëndrojnë në pozicione të caktuara dhe ngrihen shpejt. Në rast se kërcitja e nyjeve shoqërohet me dhimbje, lëvizshmëri të kufizuar apo ngurtësi atëherë mund të jetë një shenjë e ndonjë ligamenti të dëmtuar ose sëmundje artriti.
Lemza: kjo është një simptomë shumë e pranishme tek njerëzit dhe zakonisht nuk tregon për ndonjë problem shëndetësor. Në rast se lemza ju shoqëron për orë të tëra atëherë mund t’ju tregojë për ndonjë acarim të nervave.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...