Google ADS

Vajza tregon si i shkatërroi jetën vjehrra, ja lutja që ka për babain

00:59 | 13 Mars 2017
Trina Galanxhi

Të krijosh familje është një ndër gjërat më të rëndësishme në jetë, por ndonjëherë rrethanat e jetës ndryshojnë rrjedhën e tyre. 

E tillë është edhe historia e Uedit në rubrikën “Ka një mesazh për ty”. Ajo u fejua pa dëshirën e familjes, megjithatë në fund i vetmi që vendos ta mbështesë ishte babai. Pas dy viteve bashkëjetesë Uedi ndahet dhe këtu fillon dhe pengu i saj, pasi babai sëmuret.

“Kur unë u fejova isha vetëm 16 vjeçe dhe familja ime ishte kundër kësaj fejese. Por unë e doja atë djalin dhe babi e kuptoi këtë gjë dhe e pranoi. Ai donte që unë të isha e lumtur. Ish i fejuari im ishte nga Dibra, pasi tashmë jam ndarë me të. Fakti që ishte nga Dibra dhe familja ime nga Korça, ata nuk donin për shkak të traditave.”

Uedi tregon më tej për historinë e saj dhe arsyen pse u nda nga djali që dashuronte. Shkaku i ndarjes së tyre ishte mamaja e të fejuarit, pasi ajo bëhej xheloze që djali e dashuronte kaq shumë Uedin. Asaj nuk i pëlqenin shumë gjëra tek Uedi dhe gjithmonë krijonte situata të pakëndshme. Një ndër premtimet që nuk u realizua nga familja e ish të fejuarit ishte që Uedi të vazhdonte shkollën e lartë dhe për këtë gjë ajo u prek shumë, pasi ishte një premtim bosh. Uedi shton më tej se vjehrra e saj kishte zakone të vjetra, gjë e e bënte shumë të vështirë bashkëjetesën me të. Xhelozia e saj mundi dashurinë e dy të rinjve. Nga kjo histori, të prekur ishin edhe familjarët e Uedit, sidomos babai.

“Babai im pas gjithë këtyre gjërave që ndodhën mendoj se ka kaluar një stres të madh duke ndikuar tek shëndeti i tij. Ai në qershor u operua dhe falë Zotit doli me sukses. Ai vuan nga ulçera në stomak. Ai nga stresi që ka, ka filluar të pi duhan. Ai e ka pirë atë që në moshë të vogël, por tani me këtë diagnozë që ka, doktorët ia kanë ndaluar kategorikisht që ta pi. Ndaj kam ardhur sot këtu për këtë gjë dhe kam besim se ai do ta lë atë.”

Valteri erdhi në studion për të dëgjuar mesazhin e vajzës.

“Babi, e di që e kaluara ime ka qenë jo e dëshirueshme tek ty dhe ka ndikuar në shëndetin tënd, por unë sot jam këtu për të të kërkuar falje. Të falenderoj shumë për mbështetjen që më ke dhënë për të vazhduar shkollën e lartë dhe dua të të bëj krenare. Unë kam ardhur këtu sot edhe për diçka tjetër, që ti të lësh duhanin sepse ke shumë vite që e pi atë, por edhe mjekët të kanë thënë që e ke të ndaluar ta përdorësh.”

“Të premtoj, do ta lë! “

Valteri, babai Uedit e la duhanin pas kërkesës të së bijës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme