Historia nuk ka qenë bujare me të fundmen e faraonëve të Egjiptit: politikane e zhdërvjelltë, grua shumë e ditur, jo një “femër fatale”, dhe nuk vdiq nga një gjarpër.
E lartësuar në art dhe kinema, teksa për të janë bërë thashetheme prej 2000 vjetësh, Kleopatra ishte shumë e ndryshme nga ajo që na ka përcjellë historia. Për të dhënë drejtësi për këtë personazh karizmatik, ja disa fakte pak më pak të njohura, dhe ndoshta të papritura, për jetën e saj publike dhe private.
Nuk ishte egjiptiane
Ishte maqedone, si e gjithë familja e saj. Në fakt e kishte prejardhjen nga një prej gjeneralëve të Aleksandrit të Madh, të cilët pas vdekjes së luftëtarit kishin ndarë mbretërinë e tij. Ajo u lind në vitin 69 pes, nga një konkubinë e faraonit Ptolemeut XII, dhe për këtë arsye i përkiste dinastisë së Ptolemeut. Ajo ishte e fundit sovrane e epokës helenistike dhe ndoshta e vetmja nga familja që kishte dhunti politike, aq sa hipi në pushtet kur ishte 18 vjeç dhe qëndroi aty për rreth dy dekada.
Ishte e shëmtuar
Imazhi i femrës fatale iu “ngjit” në Rilindje (në atë kohë ishte imagjinuar edhe si suedeze flokëverdhë). Por Plutarku, historiani grek i cili gjurmon portretin më besnik të saj, nuk i përshkruan aq shumë bukurinë, se sa inteligjencën dhe simpatinë. Nga i ati i saj kishte marrë një hundë si shqiponjë, dhe madje edhe stili i flokëve, me të cilin ajo është paraqitur në monedha nuk ishte i bukur. Gjithashtu ajo zakonisht vishej si burrë (në traditën e grave Faraone).
Vinte nga një familje vrasësish
Në luftën për pushtet, Kleopatra kishte vrarë, nëpërmjet trupave të të dashurit, Cezarit, vëllanë-bashkëshort, Ptolemeu XIII. Por kjo nuk ishte e vetmja vëllavrasje në shtëpi. Babai i saj, Ptolemeu XII, kishte ekzekutuar të bijën Berenice IV, e cila kishte provuar që t’i merrte pushtetin; xhaxhai i saj kishte elemnuar bashkëshorten, pas vetëm 19 ditësh martesë, dhe stërgjyshi Ptolemy VIII ishte vrarë nga nipi, për t’i marrë fronin.
Nuk hante burra
Nuk dihen marrëdhënie të tjera, përtej atyre me dy liderët romakë Jul Cezarin dhe Mark Antonin. Nuk e dimë nëse me ta ishte dashuri e sinqertë: Kleopatra me siguri e dinte se si të përfitonte nga bukuria e saj për të konsoliduar pushtetin politik. Cezari kishte më shumë se dy herë moshën e saj (52), dhe me të, llogaria politike ishte më e dukshme. Mbretëresha e përdori atë për të rimarrë Aleksandrinë dhe pushtetin e uzurpuar nga vëllai i saj Ptolemeu XIII. Me Mark Antonin, me të cilin pati tre fëmijë, ishte ndoshta dashuri e vërtetë, edhe pse mbretëresha u akuzua nga kundërshtarët politikë në Romë, se e kish joshur atë me magji.
Viktimë thashemthemesh dhe shpifjesh
Si ajo e orkestruar nga trashëgimtari i Cezarit, Oktaviani, për të dobësuar rivalin Mark Antonin, i dashuri i Kleopatrës. Në një korrespondencë kërcënuese që i parapriu përplasjes direkte, Oktaviani akuzoi mbretëreshën se e kalonte kohën duke u dehur dhe duke bërë orgji, apo se e kishte joshur Mark Antonin me magji. Kleopatra nuk u prek dhe shfrytëzoi llafet e Oktavianit, për të bërë bashkë një flotë të fuqishme, që t’u bënte ballë romakëve.
Ishte xheloze
Kleopatra ishte shumë posesive dhe xheloze ndaj Antonit dhe fakti që ky i fundit ishte një feminist, nuk ndihmonte aspak. Kronikat raportojnë se Antoni kishte kërkuar një portret të bijës së mbretit Herod, e njohur për bukurinë e saj, duke bërë që Kleopatra të shpërthejë. Me t’u kthyer në Romë, Antoni u martua me motrën e rivalit të tij Oktavianit, për të sanksionuar zyrtarisht ndarjen e territoreve romake pas vdekjes së Cezarit. Dhe ndërsa gruaja e tij ishte shtatzënë u kthye tek Kleopatra, e cila nuk e la më të shpëtojë përsëri, dhe u martua me të sipas riteve egjiptiane.
Nuk u vra për dashuri
Por preferoi të vdesë si një mbretëreshë, në vend se të përfundonte në zinxhirë para popullit romak, pas triumfit të armikut Oktavian. Vetëvrasja e saj ishte një akt krenarie, thirrja e fundit e lirisë, pasi ishte përpjekur, sipas disa burimeve, që të joshte edhe Oktavianin, kur ai erdhi për të në Aleksandri. Ky version duket më i besueshëm se sa vetëvrasja për dashuri e Antonit, i cili duke besuar që mbretëresha kish vdekur, u hodh mbi shpatën e tij.
Nuk e vrau një gjarpër
Edhe rrethanat e vetëvrasjes së Kleopatrës duken të imagjinuara. Vështirë se mbretëresha është vrarë duke lënë t’i kafshojë gjirin një gjarpër, i sjellë në një shportë fiqsh. Gjarpëri i vërtetë (Vipera Aspis) në fakt nuk ekziston në Afrikën e Veriut. Gjarpëri tjetër më bindës, Kobra i Egjiptit që ishte i shenjtë për faraonët (Naja Haje) ishte shumë i madh për t’u futur në një shportë. Ndoshta Kleopatra vdiq e kafshuar nga një echide careened (Echis carinatus), një gjarpër origjinale në Lindjen e Mesme, më pak se një metër i gjatë dhe vdekjeprurës.
Nuk dihet se ku janë eshtrat e saj
Para se të vriste veten, Kleopatra shprehu dëshirën e saj për t’u varrosur ngjitur me Mark Antonin. Kronikat thonë se Oktaviani ia plotësoi, por varri i çiftit nuk është gjetur. Në vitin 2009, egjiptologu Zahi Havass njoftoi se ai kishte zbuluar vendin ku të dy ishin varrosur, një dhomë e fshehur nën tempullin e Taposiris Magna, 50 km në perëndim të Aleksandrisë, ku u gjetën 10 mumjet që i përkasin fisnikërinë e kohës. Gërmimet vazhdojnë, por zbulimi ende nuk është konfirmuar.
Buffon: Neymar ka merituar t’i fitojë pesë Topa të Artë
“Nuk duhet me vendos lojën para teje!”, Xuxi dhe Rovena kësh...
Oda Amerikane mirëpret kthimin për rishqyrtim të Ligjit për ...
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...