Google ADS

Heroinë nga Turqia, arrestohet në Kapshticë 41-vjeçari shqiptar

00:31 | 13 Mars 2017
Trina Galanxhi

Një 41-vjeçar nga Tirana është kapur në pikën kufitare të Kapshticës me një sasi prej 2 kg e 248 gram, të cilën e kishte fshehur në shasinë e makinës.

Olsi Delli po vinte nga Turqia në drejtim të Shqipërisë me automjetin tip “Land Rover” ngjyrë gri, me targa AA889PV.

“Nga shërbimet e Policisë Kufitare, ky mjet u përzgjodh për kontroll më të detajuar në vijën e dytë. Nga kontrolli i ushtruar konkretisht  në pjesën e shasisë së mjetit, në një vend të modifikuar u konstatua dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 KG e 248 gr, lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë. Shtetasi i mësipërm po udhëtonte me këtë mjet nga Turqia, në drejtim të Shqipërisë. Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë”, sqaron policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme