Pronari i një shtëpie në qytetin Taizhou, në lindje të Kinës, mund të kishte marrë masa të mjaftueshme për të mbrojtur banesën e tij nga natyra, por zor se kishte imagjinuar se një makinë do të hynte brenda saj nga çatia.
Drejtuesi i një fuoristrade humbi kontrollin dhe përfundoi mbi çatinë e shtëpisë së ulët që i doli përpara.
I zoti i banesës tha se u tremb nga një zhurmë e madhe dhe papritur pa makinën që u shfaq në tavanin e tij, transmeton tch.
Makina ngeci në çatinë e shtëpisë dhe u desh ndërhyrja e grupeve të emergjencës, që përmes një shkalle nxorrën prej mjetit drejtuesin e tij.
Ky i fundit tregoi se u tremb nga një mjet tjetër që i ndërpreu rrugën dhe në vend që të shkelte frenat, shkeli pedalin e gazit.
Për këtë arsye, mjeti i doli nga kontrolli dhe makina fluturoi drejt e në çatinë e shtëpisë.
Fatmirësisht askush nuk mbeti i plagosur nga ky incident, ndërsa mediat kineze, me mjaft humor thonë se hetimet për shkakun e tij kanë nisur, por autoritetet nuk kanë vendosur nëse do ta trajtojnë si aksident rrugor apo ajror.
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit