Klubi i madh mbetet pa trajner

23:38 | 12 Mars 2017
Arbresh.info

Trajneri Gani Sejdiu ka dhënë dorëheqje menjëherë pas ndeshjes me Trepçën ’89, të cilën ndeshje Besa e humbi në çastet e fundit 2:3.

Vendimin ai ua ka komunikuar futbollistëve dhe drejtuesve të klubit.

Sejdiu erdhi si trajner te Besa në fillim sezonit 2016-2017, dhe që nga ajo kohë ai ka udhëhequr ekipin në 21 ndeshje.

Futbollisti i Besës, Arbrër Prekazi e ka konfirmuar lajmin pas ndeshjes për Klan Kosova. “Është përshëndetur me ne dhe ka thënë se nuk do ta drejtojë më ekipin. Arsyet e tij janë përsonale”, ka thënë Arbër Prekazi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme