Google ADS

Ronaldo i rekordeve

21:50 | 12 Mars 2017
Arbresh.info

Real Madrid po takohet në ‘Santiago Bernabeu’ me Betisin, përcjellë Arbresh.info.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 26-të të La Ligas

Betis ka kaluar në epërsi me golin e shënuar nga Sanabria në minutën e 21-të. Cristiano Ronaldo e ka barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 41-të.

Portugezi me golin e shënuar me kokë ndaj Betisit, për të barazuar rezultatin në 1:1, ky hyrë në histori të futbollit evropian.

Ai ka barazuar rekordin e Jimmy Greaves, duke u bërë vetëm futbollisti i dytë në Evropë që arrin të shënoi 366 në kuadër të ligës, ku llogaritën vetëm golat që lojtarët kanë shënuar në gjashtë ligat më të forta të Evropës.

Ndryshe, futbollisti shqiptar Riza Durmishi po luan nga fillimi për Betisin. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme