Një italian i cili i vuri zjarrin një personi të pastrehë e ka pranuar vrasjen, duke thënë se ishte motivuar nga xhelozia.
Giuseppe Pecoraro ka pranuar se ka hedhur benzinë mbi Marcello Cimino. Ngjarja ka ndodhur në Palermo, Sicili, transmeton portali arbresh.info.
Sipas policisë lokale shkak për vrasjen e Ciminos ka qenë xhelozia, pasi Pecoraro besonte se viktima për një kohë të gjatë ndiqte gruan e tij.
Në një video të lëshuar mbi rastin, i akuzuari ka hedhur benzinë dhe i ka vënë zjarrin vitikmës përderisa ky ishte në gjumë.
Sipas fqinjëve viktima ka ndërruar jetë para se të vinte ndihma e shpejtë./Arbresh.info
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...