Google ADS

Vlora Çitaku kërkon falje pasi ra pre e lajmit të rrem

20:21 | 12 Mars 2017
Arbresh.info

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, përmes një statusi në Facebook ka kërkuar falje në lidhje me një status të saj të publikuar më herët, ku thoshte se një autobus kosovarë është sulmuar në Serbi.

“Kam qenë e informuar se ka pasur një sulm, mirëpo kompania e autobusëve në fjalë e ka mohuar një gjë të tillë. Me sa duket ai ishte një lajm i rrejshëm. Unë sinqerisht kërkoj falje. Mediumi që raportoi lajmin për sulmin me sa duket nuk e ka kontaktuar kompaninë e autobusëve” , ka shkruar ajo.

Lexojeni të plotë postimin

Kam qenë e informuar se ka pasur një sulm, mirëpo kompania e autobusëve në fjalë e ka mohuar një gjë të tillë. Me sa duket ai ishte një lajm i rrejshëm. Unë sinqerisht kërkoj falje. Mediumi që raportoi lajmin për sulmin me sa duket nuk e ka kontaktuar kompaninë e autobusëve.

Ndjehem tmerrësisht keq sepse unë kurrë nuk dua të shpërndajë lajme të rreme dhe në këtë mënyrë të shkaktojë edhe panik.

Ky është një mësim i mirë për mua, dhe për këdo prej nesh për të kontrolluar më mirë burimet tona të informacionit.

Lajmet e rreme janë të rrezikshme. Kjo mund të nxisë konfuzion dhe pasiguri.

Kërkoj falje

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme