Ish i dashuri sekret i Princeshë Diana ka mohuar të jetë babai i Princ Harry-it. Ai këtë mohim e ka bërë para gazetarëve.
James Hewitt ka mohuar thashethemet që kanë përcjellur mbretërinë për një kohë të gjatë, ku besohej se ai ishte babai biologjik i Princ Harry-it, transmeton portali arbresh.info.
Në një intervistë për televizionin Australian Channel 7, ai ka shpalosur detaje mbi lidhjen e dashurisë me të ndjerën.
I pyetur nga gazetarja nëse ai ishte babai i Princ Harry, Hewitt i prerë në përgjigjjë ka thënë: ‘Jo, nuk jam”.
Kur gazetarja insitoi mbi një përgjigjje ai tha se ‘e gjithë kjo është bërë për të shitur gazetat, por sigurisht që ka dëmtuar Princin’.
Aferën me Princeshën ai e ka përshkruar si të thjeshtë, duke thënë se ata kanë bërë shëtitje në plazh, janë relaksuar, kanë qeshur dhe kanë gatuar bashkë.
Megjithatë ai ka shtuar se nuk është penduar që ka pasur një aferë me Princeshën Diana.
“Nuk pendohem në asnjë mënyrë. Mendoj se ajo ishte person që të bënte të biesh në dashuri, por që vështirë e harron”, ka thënë ai.
Afera mes Princeshës Diana dhe oficerit të ushtrisë Hewitt ka ndodhur në kohën kur Princ Charles e kishte pranuar se po e tradhëtonte atë me gruan e tij aktuale, Camila./Arbresh.info
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...