Google ADS

Në 48 orët e fundit, asnjë kalim i paligjshëm ne Hungari

09:20 | 27 Shkurt 2015
Arbresh Info

Agjencia e lajmeve ‘Tanjug’ është marrë mbrëmë me fenomenin e kalimit ilegalë të kosovarëve në Hungari dhe në shtetet e tjera të BE-së, të cilët si rrugë lidhëse kishin Serbinë.

Kjo agjenci sipas një interviste që ka zhvilluar me kryetaren e Komisionit parlamentar për Mbrojtjen dhe Punët e Brendshme, Marija Obradoviç, thekson se gjatë 48 orëve të fundit në këto rrugë nuk ka kaluar asnjë shtetas kosovarë.

Obradoviq, ka thënë për këtë agjenci se Ministria e Brendshme po bën përpjekje për uljen e numrit të emigrantëve shqiptarë nga Kosova, që zgjedhin kufirin serb për t’iu drejtuar Perëndimit.

“Në 48 orët e fundit, asnjë kalim i paligjshëm i kufirit nuk është regjistruar, ndërsa për shembull, në gjysmën e parë të shkurt u ndaluan rreth 150 kalime të paligjshme”, tha Obradoviç.

Në bashkëpunim me kolegët nga vendet fqinje, si Gjermania dhe Austria, Ministria e Brendshme e Serbisë ka ulur ndjeshëm numrin e emigrantëve të paligjshëm mbi kufijtë serbë.

Ministria serbe ka rritur praninë e policisë kufitare dhe ka dislokuar anëtarët shtesë të xhandarmërisë dhe të Policisë të Përgjithshme, të cilët kanë kontribuar në ndalimin e emigrantëve shqiptarë, të cilët përpiqen të kalojnë kufijtë muajt e fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme