LSDM: Ivanov të japë mandatin për qeverinë

16:21 | 12 Mars 2017
Arbresh.info

LSDM sot përmes një kumtese kërkoi që presidenti Gjorge Ivanov t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev.

“Programi i qeverisë së re reformuese e garanton karakterin unitar të shtetit dhe siguron zhvillim dhe përparim të vendit, për këtë arsye Gjorge Ivanov është i detyruar ta respektojë Kushtetutën, t’ia japë mandatin kryetarit Zaev, i cili siguroi 67 nënshkrime për formim të qeverisë dhe të mundësojë transfer të qetë të pushtetit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Qytetarët, qëndron në kumtesë, kërkuan politika të reja reale të cilat do t’u mundësojnë jetë dinjitoze, rroga më të larta dhe standard cilësor të jetës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme