Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka ngushëlluar familjen Shehu për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, Hadi Shehut, duke thënë se puna e tij e palodhshme, janë trashëgimi e vlefshme për artin dhe kulturën e tonë, andaj edhe kujtimi për të do të jetë i përhershëm.
“Ndarja nga jeta e aktorit Shehu është humbje e madhe për familjen, miqtë, artin dhe kulturën shqiptare, për teatrin dhe filmin e Kosovës, ku Hadiu kontribuoi me devotshmëri dhe la gjurmë të pashlyeshme. Hadi Shehun dhe puna e tij e palodhshme, janë trashëgimi e vlefshme për artin dhe kulturën e tonë, andaj edhe kujtimi për të do të jetë i përhershëm.E nderuar familja Shehu, miq të Hadiut, pranoni ngushëllimet e mia për humbjen tuaj të madhe”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të mimnistrit Shala.
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër
E pyesin se kur do të pensionohet nga boksi – Joshua impresi...