Google ADS

Vendbanimet hebraike, provokim absurd

15:28 | 12 Mars 2017
Arbresh.info

Aktori hollywoodian Richard Gere kritikoi Izraelin për shkak të ndërtimit të vendbanimeve hebraike në territorin palestinez, duke i quajtur ato “provokim absurd”.

Aktori i famshëm po qëndron në Jerusalem për të marrë pjesë në premierën e filmit “Norman”, nga regjisori izraelit Joseph Cedar, në të cilin luan, raporton Anadolu Agency (AA).

Gere qëndrimin e tij në Jerusalem e shfrytëzoi për të vizituar edhe një numër të madh të organizatave të cilat punojnë në koekzistencën dhe pajtimin palestinezo-izraelit ndërsa ndërtimin e vendbanimeve hebraike e quajti provokim që kërcënon proesin e paqes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme