Nuk thonë kot se sytë janë pasqyra e shpirtit, por tani edhe shkencërisht është vërtetuar se sytë tregojnë më shumë sesa që ne dimë.
Në bazë të ngjyrës dhe formës ata kanë paraqitur disa fakte interesante që lidhen me shëndetin tonë, transmeton arbresh.info.
Studiuesit thonë se personat me sy kafe dhe të zi kanë mundësi më të madhe për të vuajtur nga viltigo, gjendje kjo ku disa pjesë të lëkurës ndryshojnë melaninën dhe bëhen më të bardha. Kur personat kanë njërin sy të kaltër e njërin ngjyrë kafe mund të vuajnë nga sindromi Jorner.
Kurse personat që vuajnë nga diabeti, ngjyra e syve mund të bëhet më e mbyllur.
Personat me ngjyrë të syve më të hapur janë persona më konkurrues, më pak të ndjeshëm, më miqësorë dhe me më bujar se sa personat me ngjyrën e syve më të errët.
Personat me ngjyrë të syve më të hapur ndjejnë në pak dhimbje, më pak ankth, depresion dhe mendime negative. Gjithashtu personat me sy të kaltër e të gjelbër mund të pinë sasi më të mëdha të alkoolit dhe mos të dehen sesa personat me sy ngjyrë kafe dhe të zezë.
Në vitin 2008 shkencëtarët zbuluan se të gjithë njerëzit me sy të kaltër kanë një lidhje gjenetike me të njëjtin baba, një njeri që kishte një mutacion gjenetik 6,000-10,000 vjet më parë. Deri në atë kohë – të gjithë njerëzit kishin sy vetëm kafe.
Njerëzit kanë tendencë t’ju besojnë më shumë personave me sy kafe se sa atyre që kanë ngjyrën e syve më të ndritshme. Personat me sy të kaltër dhe të gjelbër thuhet se tradhtojnë më shumë dhe nuk i mbajnë sekretet./Arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...