Një prokuror amerikan, i cili e ka krijuar reputacionin për luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë, tha se është shkarkuar pasi ka refuzuar të paraqes dorëheqje.
Prokurori federal në Menhetën të Nju Jorkut, Preet Bharara, 48 vjeçar, mbrëmë në rrjetin Twitter ka njoftuar për shkarkimin e tij.
“Nuk kam paraqitur dorëheqje. Para disa çasteve jam shkarkuar”, ka shkruar Bahrara në Twitter dhe ka shtuar se “duke qenë prokuror amerikan do të jetë përgjithmonë nderi më i madh në jetën time profesionale”.
Departamenti i drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se zoti Bharara nuk është më prokuror amerikan, por nuk ka dhënë komente të mëtejshme.
Shkarkimi i tij u bë pasi prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, ka kërkuar dorëheqje nga 46 prokurorë të mbetur, që ishin nominuar nga ish-presidenti, Barack Obama.
Pothuajse është e zakonshme që presidenti i ri t’i zëvendësoj të 93 prokurorët në gjithë Shtetet e Bashkuara, por zakonisht kjo bëhet për një periudhë më të gjatë.
Ky zhvillim ka ndodhur tre muaj pasi atëherë presidenti i zgjedhur, Donald Trump, kishte kërkuar nga Preet Bharara, që të mbetet prokuror, ndërsa Bharara ishte pajtuar.
Në juridiksionin e tij përfshihej rajoni Menhetën në Nju Jork, ku ai ishte marrë me disa raste të profilit të lartë të korrupsionit.
Ai, po ashtu, nga revista Time ishte paraqitur në ballinën e saj, pasi në mënyrë të suksesshme kishte zhvilluar procese të rasteve të tregtisë së brendshme në Wall Street.
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...