Nuk ndalen sulmet ndaj gazetarëve në Maqedoni

23:39 | 11 Mars 2017
Arbresh.info

Protestuesit maqedonas të organizatës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, edhe gjatë protestës së sotme kanë sulmuar gazetarët.

Protestuesit kanë sulmuar sonte ekipin e Televizionit Telma, të cilët i kanë ofenduar gjatë marrjes së deklaratave nga protestuesit.

Më herët janë sulmuar ekipet e televizionit TV24 dhe portalit A1on.

Për sulmuesit e gazetarëve A1on është hapur procedurë hetimore, ndërsa për një sulmues është lëshuar edhe padi.

Protestuesit sulmojnë ekipet e gazetarëve që i konsiderojnë përkrahës të LSDM-së, ndërsa i quajnë edhe tradhtar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme