Ish-ministri italian i Mbrojtjes, senatori Mario Mauro në seancën plenare të senatit italian kritikon si të njëanshëm qëndrimin e Frederica Mogherinit në Shqipëri në lidhje me protestën e opozitës dhe qeverinë.
“Përfaqësuesja e Lartë (fjala eshte per znj. Mogherini) ka stigmatizuar këtë vendim si një fakt që ngadalëson dhe rrezikon vonimin e procesit të pranimit në BE nga ana e Shqipërisë. Kjo më la të shtangur për një arsye të thjeshtë: nuk është opozita qe po bojkoton parlamentin; është qeveria që ka gjasa të prishi demokracinë dhe standardet demokratike, për më tepër që kërkohet shprehimisht nga acquis communautaire”.
Fjala e senatorit Mario Mauro:
Po e mbyll me një pikë të fundit konkrete Z. President i Këshillit, duke ju kujtuar se nesër do të merreni, në kuadër të marrëdhënieve ndërkombëtare, edhe me segmentin e Ballkanit Perëndimor.
Me duhet të pranoj se kam ngelur shume i habitur nga deklaratat e bera nga Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Mogherini në një vend si Shqipëria, ku dialektika legjitime mes forcave politike kundërshtare në këtë kohë është shprehur në një vendim te forcave opozitare që të jene jashtë Parlamentit, sepse druhen se trafiku përmbytës i drogës në këtë vend mund të ketë ndikim në fushatën e ardhshme zgjedhore.
Përfaqësuesja e Lartë ka stigmatizuar kete vendim si një fakt që ngadalëson dhe rrezikon vonimin e procesit të pranimit në BE nga ana e Shqipërisë. Kjo më la të shtangur për një arsye të thjeshtë: nuk është opozita qe po bojkoton parlamentin; është qeveria që rrezikon te bojkotoje demokracinë dhe prishi standardet demokratike, për më tepër që kërkohet shprehimisht nga acquis communautaire.
Nga kjo pikëpamje unë uroj qe Italia te shprehe shqetësimin e saj brenda Këshillit, qe institucionet evropiane te jenë rigorozisht të paanshëm kur bëhet fjalë për kontekstin politik të vendeve të përfshira në procesin e anëtarësimit dhe te ndjekin me kujdes dhe vazhdimësi çdo gjë qe ndodh në këto vende, por pa u bere me njërën palë ose me tjetrën. /Syri/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...