Kjo qeveri duhet me dhënë dorëheqje ose me u shkarku, njëkohësisht duhet të shpërbëhet kjo politikë aktuale e vendit pasi është në dëm të qytetarit.
Po dëmtohemi çdo ditë. Në parlament merren disa vendime ose nuk merren fare, duket si qesharake dhe nuk ka diçka konkrete, nganjëherë duket si lojë fëmijësh, ndërsa mëditjet, shëtitjet jashtë vendit nuk ju mungojnë kurrë! Ne jemi lodhur nga politikanet si ju që mendoni, flisni vetëm në vetën e parë dhe asnjëherë nuk mendoni për të mirën e qytetarit!
Ju deri sot keni pasuruar veten, ndërsa qytetaret jetojnë në një varfëri të skajshme ku shumica e familjeve jetojnë me asistencë sociale dhe as nuk ju mjaftojnë për gjërat e tyre elementare. Shumica e të rinjëve, edhe pse përfundojnë studimet, bredhin rrugëve ndërsa kur i pyet pse nuk konkurrojnë kur po hapen konkurse, përgjigjja e tyre është se “aty shkon vetëm me të njofshëm”. Kjo ka qenë politika e politikaneve tanë deri sot.
Jemi ngopur e stërngopur me fjalë dhe politika të thata dhe asgjë konkrete. Neve na duhen fjalë dhe vepra të realizuara, na duhet zhvillim ekonomik i vendit, na duhen njerëz që mendojnë për popullin dhe për të mirën e shoqërisë në përgjithësi.
Si te arrihet deri tek kjo?
Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, populli njëherë e mirë duhet të mendojë dhe të veprojë, por asnjëherë të bëjë atë që ka bërë deri sot, të mos ju besojë fjalëve por veprave. Kush mendon për të mirën e qytetarit dhe kush ia do të mirën këtij vendi.
Ne njëherë e mirë duhet te veprojmë se bashku, ta ndryshojmë këtë politikë dhe të kemi kujdes nga gënjeshtarët dhe demagogët që kanë marrë pushtetin në dorë e mendojnë që mund të bëjnë çfarë të dojnë me të! Fundja, kjo asht sot për sot një Republike e politikane te dale afati!
Le të shkojmë në zgjedhje!
Autore: Fitore Ajeti
______________________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...