Google ADS

Kepi i Rodonit dhe Kalaja e Skënderbeut, objekte të rëndësishme turistike

23:11 | 11 Mars 2017
Arbresh.info

Kalaja  e Skënderbeut, ndodhet në Kepin e Rodonit, një rrip toke në formë gadishulli që futet në brendësi të detit Adriatik ne Shqipërinë e Mesme.

Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug. Kepi i Rodonit është kepi më i madh në Shqipëri, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Paralel me bregun e tij shtrihen kodra argjilore, të cilat dallohen nga format e rrumbullakëta që e rrethojnë krejt kepin.

Image result for Kepi i Rodonit

Princi Karl Topia dëshironte ta kthente këtë vend në një kantier detar, ndërsa heroi ynë kombëtar Skënderbeu duke synuar të kishte një dalje të afërt në det ngriti këtu një kështjellë, shkruan shqiperiaime.al

Kjo kala filloi të ngrihej mbas rrethimit të parë të Krujës

Në vitin 1500 kalaja u pushtua nga Venediku.

Image result for Kepi i Rodonit

Si rezultat i veprimtarive gërryese të ujërave të detit një pjesë e mureve janë zhytur nën ujërat e Adriatikut.

Sot vizitorët mund të shikojnë muret e jashtme të anës së djathtë, të cilat përfundojnë me një kullë të rrumbullakët. Pranë kalasë ndodhen edhe rrënojat e Kishës së Shën Pjetrit, të cilat konsiderohen nga banorët si vend i shenjtë.

në vitin 1450 dhe mendohet se përfundoi  rreth vitit 1452. Muri i kështjellës së Rodonit arrinte në një gjatësi prej 400 metrash dhe në kulmet e saj kishte kulla të rrumbullakëta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme