Google ADS

Evakuohen 1.500 njerëz për shkak të kërcënimit me bombë

21:17 | 11 Mars 2017
Arbresh.info

Rreth 1.500 njerëz janë evakuuar sot nga Qendra e Filmit në Moskë, pas një kërcënimi anonim me bombë, ka thënë një burim i shërbimit emergjent të kryeqytetit rus.

“Pas një telefonatë anonime, nga ndërtesa Qendra e Filmit janë evakuuar 1.500 njerëz”, ka bërë të ditur burimi për mediat lokale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme