Naser Raufi, avokati mbrojtës në rastin “Lagjja e Trimave- Kumanovë, për Lajm TV ka zbardhur një moment rreth ngjarjes që nuk është publikuar deri më tani në opinion. Raufi zbulon se në mesin e të vrarëve në Kumanovë është vrarë një person me uniformë të UÇK-së, të cilin asnjë prej të akuzuarve nuk e njeh. Sipas Raufit, me siguri ndonjëri prej atyre që u vranë e kanë njohur personin, i cili ka ndërruar jetë me uniformë të UÇK-së.
Ai thotë se Prokuroria dhe Policia nuk e kanë komentuar këtë moment. “Është një enigmë, që besoj se ne do ta sqarojmë”, ishte decid Raudi.
Raufi ka folur edhe për rrjedhën e deritanishme të procesit gjyqësor.
“Deri tani kemi pasur 60 seanca. Dinamika është përforcuar. Me këtë dinamikë, deri ka muaji i 6-të do të kryhet. Përndryshe jemi në stadiumin ku dëshmojnë të akuzuarit. Deri tani kanë dëshmuar 7-të të akuzuar. Prej këtyre dëshmive, tashmë edhe nis të zbardhet ky rast. Zbardhet në atë drejtim, si kam thënë edhe më parë, si rast i shërbimit sekret. Këto të akuzuar kanë qenë me një skenar të Shërbimit sekret, jo vetëm të Maqedonisë, por edhe të një shërbimi tjetër. Këtë mund ta konstatojmë nga dëshmitë e të akuzuarve. Presim që në seancat e radhës të zbardhen edhe më shumë momente për këtë që e konstatoj. Kemi plan, që të gjithë avokatët të bëjmë një listë të përbashkët me dëshmitë dhe provat tona për këtë rast. Ky moment do të jetë pas deklaratave të të akuzuarve”, tha avokati Raufi.
Në pyetjen gazetareske se çka nëse konstatohet se shërbimet kanë qenë të përfshira, a shkon kjo në favor të të akuzuarve?
Raufi me përgjigje: Do të jetë në favor të të akuzuarve. Nëse argumentojmë këtë, përgjegjësia ulet edhe dënimet do të jenë më të buta. Do të vërtetohet se organizatorët janë tjerë dhe jo siç pretendon Prokuroria, se organizatorë janë disa prej të akuzuarve dhe të ndjerët Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj.
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?