Agjencia Kosovare e Privatizimit e ka pranuar se ndërmarrja Trepça e drejtuar nga Ahmet Tmava akoma nuk ia ka kthyer 1 milion e 70 mijë euro, të marra në formë huazimi më 8 korrik dhe 7 gusht të vitit 2015, edhe pse rimbursimin e tyre është dashur ta bëjë gjatë vitit 2015.
Më 29 shtator 2011 Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) i kishte lejuar Trepçës, (ndërmarrje nën menaxhim të AKP-së) që të shpallë tender për shitjen e mbeturinave industriale, me ç’rast ishte marrë vendim që parat e fituara nga shitja e këtyre mbeturinave të kalojnë në një xhirollogari të veçantë, ku çdo propozim për përdorimin e mjeteve fillimisht duhej të aprovohej nga Bordi i AKP-së.
“Llogaria bankare (1707001012129536 në bankën komerciale NLB) është në pronësi të ndërmarrjes Trepça. Nga raporti i rregullt që kemi pranuar nga Banka (NLB Bank), AKP ka konstatuar se ndërmarrja Trepça me datë 08 korrik dhe 7 gusht 2015 ka bërë dy transfere të brendshme të shumave financiare prej: 760,000.00 euro dhe 310,000 euro – për realizimin e pagave të punëtorëve. Kjo shumë e mjeteve financiare është huazuar nga Trepça dhe ndërmarrja Trepça është e obliguar që të bëj kthimin e tyre në momentin e parë pas realizimit të pagesave nga blerësi i koncentratit të plumbit dhe zinkut”, thuhej në përgjigjen e AKP-së për Veriu.info të dhënë në gusht të vitit 2015.
Mirëpo, një viti e gjysmë më pas, përkatësisht në muajin nëntor Veriu.info kishte drejtuar pyetje në AKP në lidhje me kthimin e këtyre mjeteve nga ndërmarrja Trepça, me ç’rast e Zyra për Marrëdhënie me Publik dhe Media e AKP-së për pesë muaj e kishte vonuar përgjigjen, të cilën këtë javë e ka dhënë vetëm pas insistimit të Kryesuesit të Bordit të AKP-së, Petrit Gashi, me të cilën Veriu.info kishte komunikuar dy herë për këtë çështje.
“AKP deri me publikimin e Ligjit Nr. 05/L -120, (“Ligji për Trepҫën”) në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës ia ka rikujtuar Ndërmarrjes Trepça nevojën e rimbursimit të mjeteve të huazuara nga fondi rezervë për nevojën e pagave të punëtorëve duke i kërkuar që në mundësinë e parë financiare ti depozitoj këto mjete në fondin e rezervë të Ndërmarrjes Trepça”, thuhet në përgjigjen e Zyres për Marrëdhënie me Publik dhe Media dhënë për portalin Veriu.info.
Kujtojmë se sipas vendimeve të marra nga AKP-ja e cila ka menaxhuar me Trepçën, kjo ndërmarrje nuk mund të marrë hua pa miratimin paraprak të Agjencisë.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...