Sot në Drenas është formuar Iniciative Qytetare Zgjimi, ndërsa këshilli iniciues udhëheqës të saj e ka zgjedhur Idirz Hajdarin.
Hajdari në një prononcim për KosovaPress ka thënë se Iniciativa Qytetare Zgjimi ka për qellim kthimin e demokracisë në Drenas, kthimin e besimit te qytetarëve në institucionet komunale.
“Demokracia në Drenas është ngulfatur, është në rrezik, 3-4 familje e udhëheqin Drenasin”, thotë Hajdari dhe shton se që 17 vite janë duke pritur që të ketë zhvillime pozitive, por siç tha centralizimi i shtrirë që nga kryesia qendrore e PDK-së, nuk po lejon zhvillimin e demokracisë në Drenas.
Ai sqaron se vet emri i Iniciativës ka domethënie të veçantë, pasi do të jetë një garantues i zgjimit të demokracisë dhe zërit të qytetarëve në Drenas. Sipas Hajdarit, dita e sotme për qytetarët e Drenasit është e rëndësishme po aq sa demonstratat e vitit 1981, sa dalja e UÇK-së në skenë në vitin 1997, pjesëtar i së cilës ishte edhe Hajdari.
Që në ditën e parë nuk kanë munguar urimet për Iniciativën e re qytetare. Kryetari i degës së AKR-së në Drenas, Elmi Thaçi e ka përshëndetur formimin e Zgjimit, duke i uruar suksese, thotë se këto veprime e forcojnë demokracinë në Drenas, raporton KosovaPress.
Javë më parë në Drenas është formuar edhe një iniciativë qytetare e quajtur Qëndresa, që fillimisht përfshin disa fshatra. Që të dy iniciativat janë formuar nga anëtarë të PDK-së, që janë të pakënaqur nga pritjet dhe premtimet e PDK-së.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takohet sot me KPM-në, fl...
Mblidhet sot Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyr...
Trump fiton në Georgia, shkon në 246 vota elektorale, Harris...
Vranët dhe intervale me diell, moti për sot në Kosovë
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?