Bayern Munich ka fituar bindshëm në ndeshjen si nikoqir ndaj Eintracht Frankfurtit.
Skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti siguroi fitore me rezultat të thellë 3 me 0 në ndeshjen e xhiros së 24 në Bundesliga të zhvilluar në stadiumin ‘Allianz Arena’, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori Thiago Alcantara është lojtari me notën më të lartë të kësaj ndeshje. 25-vjeçari është vlerësuar me notën 9.4 pas paraqitjes së tij të shkëlqyer.
Lexo më shumë: Bayerni i pandalshëm, vazhdon me super formë (VIDEO)
Sulmuesi i skuadrës mysafire Branimir Hrgota është lojtari me notën më të dobët. Suedezi është vlerësuar me notën 5.4.
Gjatë këtij takimi ka shkëlqyer edhe reprezentuesi polak Robert Lewandowski, i cili është autori i dy golave të këtij takimi. Sulmuesi gjigantit në Bundesliga është vlerësuar me notën 8.7.
Ndryshe, Lewandowski shënoi golin e 100-të gjatë kësaj ndeshje./arbresh.info
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...