Bayerni i pandalshëm, vazhdon me super formë (VIDEO)

17:24 | 11 Mars 2017
Arbresh Info

“Bavarezët” kanë regjistruar fitore me rezultat të thellë në takimin e xhiros së 24 në Bundesliga kundër Frankfurtit.

Bayern Munichu, i cili është duke shijuar periudhën më të mirë të këtij sezoni, fitoi me rezultat 3 me 0 takimin e 100-të të zhvilluar ndërmjet dy skuadrave, shkruan portali arbresh.info. Skuadra e Carlo Ancelottit siguroi fitoren e tetë radhazi kundër Eintracht Frankfurtit në ndeshjen si nikoqir në ‘Allianz Arena’.

Robert Loewandowski (38′)(55′) dhe Douglas Costa (41′) ishin autorët e golave të liderit në Bundesliga ndaj skuadrës së Niko Kovacit.

Pas kësaj fitore, Bayern Munichu përforcon kreun me gjithsej 59 pikë, dhjetë më shumë se Leipzig që qëndron në pozitën e dytë. Ndërsa, Eintracht vazhdon me formën e dobëtë në pozitën e gjashtë me vetëm 35 pikë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme