Unë kisha marrëdhënie seksuale gjatë ciklit tim menstrual dy herë gjatë jetës sime.
Hera e parë ishte me një partner që isha në lidhje jo për një kohë të gjatë dhe një natë kishim aq shumë dëshirë për të pasur marrëdhënie saqë nuk mund t’i rezistonim njëri-tjetrit.
Unë i tregova se jam me cikël por ai më befasoi duke më thënë se “mua më pëlqen shumë marrëdhënia seksuale gjatë ciklit menstrual”.
Unë u habita nga ky fakt sepse kisha dëgjuar më herët nga shoqet se orgazma ishte e mahnitshme për dhimbjet menstruale por që të dëgjoja nga një mashkull, vërtetë nuk mund ta imagjinoja.
Por, ai e bëri dhe kishim një marrëdhënie të shkëlqyer të “përgjakshme”.
Hera e dytë ishte jo shumë kohë më parë.
Kishim raport seksual me partnerin tim, por seksi vaginal ishte pak i sikletshëm si pasojë e rrjedhjes së gjakut.
Kështu, unë vendosa një pecetë të errët poshtë shtratit, diçka që e kisha mësuar se ishte e nevojshme pas herës së parë të marrëdhënies me cikël.
Por, kur bisedojmë rreth seksit gjatë ciklit menstrual, ne nuk i mbulojmë gjithnjë të gjitha detajet.
Po, orgazma mund të lehtësojë dhimbjet e barkut, por janë edhe disa gjëra që nuk përmenden asnjëherë gjatë kësaj periudhe menstruale.
Ja 7 gjërat që askush nuk ju ka treguar në lidhje me seksin gjatë ciklit.
Ju duhet të përdorni një prezervativ
Edhe në qoftëse jeni në një marrëdhënie të përkushtuar, monogame, përdorimi i prezervativit është një domosdoshmëri për ju. Jo vetëm që ju siguron pastrim më të lehtë, por edhe ul mundësinë për kontraktimin e bakterieve. Gjaku në përgjithësi është një medium për bakteriet, thekson Alyssa Dweck.
Lloji i pozicionit ka shumë rëndësi
Duhet të zgjedhni pozicionin tuaj me shumë kujdes. Për shembull, pozita misionare është më e përshtatshme për ju, nga perspektiva gravitacionale. Mendoni rreth kësaj, nëse jeni në krye, ka më shumë gjasa që të keni rrjedhje të gjakut se sa kur jeni të shtrirë me partnerin mbi – është thjeshtë matematikë themelore. Pra nëse doni të kufizoni sasinë e gjakut gjatë seksit me cikël, seriozisht mendoni rreth pozitave të volitshme seksuale.
Seksi në dush është i mahnitshëm vetëm në teori
Disa nga pacientët e Dweck kanë pohuar se kanë provuar seksin në dush vetëm që t’i shmangin pecetat nga mbulimi me gjak, por që kanë përfunduar se seksi në dush mund të jetë i mirë vetëm në teori. Për fillestarët është paksa e rrezikshme praktikimi i seksit të tillë sepse mund të jetë i rrëshqitshëm, rrjedhja e gjakut mund të përfundojë ngado në këmbët tuaj dhe të rrëshqitni. Pra, është më mirë të qëndroni në ndonjë sipërfaqe të sheshtë dhe të vendosni një peshqir nën juve.
Ju mund të ngelni akoma shtatzënë
Nëse jeni me cikël menstrual, atëherë keni ovuluar dy javë më parë dhe nuk ngelni shtatzënë. Më këtë nënkuptohet se periudha e pjellorisë ka kaluar. Por, problemi qëndron se shumica e femrave kanë cikle të parregullta, kështu që nëse nuk e dini saktësisht se kur i keni menstruacionet dhe periudhën ovulative, atëherë ekziston rreziku për këtë. Përveç kësaj, ju duhet të përdorni patjetër prezervativ siç është përmendur në fillim.
Mund t’i bëjë gjërat vërtetë intime
Natyrisht, seksi gjatë ciklit menstrual është i ndryshëm për të gjithë. Për disa njerëz, ky lloj seksi nuk është shumë i përshtatshëm sepse kërkon që të njihni mirë partnerin, të keni besim dhe nivel të lartë të rehatisë. Dhe, ekspozimi me lëngjet trupore të dikujt tjetër, mund të krijojë një lloj intimiteti që nuk mund ta keni me këdo.
Mund të shkurtojë ciklin tuaj menstrual
Kur flasim për seksin gjatë ciklit ne zakonisht trajtojmë ndjesinë dhe logjikën e mbajtjes së gjakut sa më minimal që të jetë e mundur, por që priremi të anashkalojmë pikën kryesore: kjo mund të shkurtojë kohëzgjatjen e ciklit tuaj menstrual.
Me çdo kontraktim e cila vjen si pasojë e orgazmës, gjau mund të largohet apo përjashtohet nga mitra, që nënkupton se sa më shumë orgazma rezultojnë në më shumë kontraktime dhe përjashtim të gjakut. Dhe ja pra, menstruacionet mund të shkurtohen për disa ditë.
Ndjeheni vërtetë mirë
Përveç përfitimeve të seksit gjatë ciklit, si zbutja e dhimbjeve, ju mund të ndjeheni vërtetë mirë. Pse? E pra, për shumicën e femrave ato ndjehen me shumë epsh gjatë kësaj periudhe, dhe kjo është diçka që njerëzit nuk e përmendin mjaftueshëm. Gjithashtu, për shkak se jeni me menstruacione, ju nuk keni nevojë për lubrifikim, kështu që gjërat janë me të vërtetë të rrëshqitshme dhe argëtuese. Madje, edhe nëse nuk arrini orgazmë, seksi gjatë ciklit është sërish i këndshëm.
Pra, me anë të këtyre 7 këshillave ju mund të keni parasysh disa gjëra nëse provoni seksin gjatë ciklit menstrual dhe padyshim përvojat janë të ndryshme nga secili prej nesh…/femra.net/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...