Interesimit të Top Channel lidhur me një lajm të përhapur në media se priten dorëheqje në Qeveri për t’i ofruar një kompromis çadrës së protestës, burime pranë Kryeministrit Edi Rama iu përgjigjen se të hënën në Qeveri do të ketë ndryshime të rëndësishme, por këto ndryshime nuk çojnë në një qeveri teknike dhe se kabineti mbetet politik.
Ndërkohë që protesta e opozitës vazhdon, e bashkë me të edhe kërkesa e Lulzim Bashës për krijimin e një qeverie teknike, si kusht që partitë opozitare të hyjnë në zgjedhjet e 18 qershorit, ajo çka mesa duket është e vërtetë lidhet me formulimin e një përgjigjeje flakë për flakë për intensifikim të fushatës së socialistëve në terren.
Sipas të njëjtave burime, në mënyrë të përsëritur gjatë takimeve me udhëheqësit e fushatës në çdo qark, Edi Rama ka lënë të kuptohet se është i pakënaqur me nivelin e mobilizimit të tyre dhe se kjo mund të çojë në lirimin nga detyra të ministrave që janë njëkohësisht drejtues politikë në qarqe, për t’u fokusuar me kohë të plotë në angazhimin elektoral.
Mesa duket kërcënimi i opozitës për mospjesëmarrje në zgjedhje me këtë Qeveri, jo vetëm nuk do të çojë në një qeveri teknike pa Edi Ramën, por e ka bindur atë të ekzekutojë planin e tij. Kështu, PS hyn para kohe në fazën finale të fushatës, duke rritur praninë e drejtuesve politike në çdo qark, si edhe duke përfshirë të tjera figura politike në kabinetin qeveritar.
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha