Pavarësisht rritjes së tij shpërthyese, kompania Samsung kryesisht preferon që të blejë kompani më të vogla “startup” ose vendos që vetë të zhvillojë teknologji të caktuara.
Kjo ka ndryshuar nëntorin e kaluar kur kompania paralajmëroi se do të blejë “Harman International Industries” për rreth tetë miliardë dollarë, ndërsa tash së fundi ka bërë të ditur se e gjithë puna ka përfunduar, transmeton KosovaPress.
Harman është kompania amë jo vetëm për brendin Harman Kardon, por po ashtu edhe për Infinity, JBL, Lexicon dhe Mark Levinson.
Blerja përfaqëson përforcimin potencial për përpjekjet e Samsung-ut në sektorin e mençur dhe pajisjeve tjera lidhëse, madje edhe pasi që Harman, i cili ka rreth 30.000 punonjës, do të vazhdojë të funksionojë si një njësi e veçantë.
Harman është lider në tregun e lidhur për zgjedhjen e automobilave, ndërsa pothuajse dy të tretat e shitjeve të lajmëruara të kësaj kompanie në 12 muajt e fundit kishin të bëjnë me industrinë e automobilizmit.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...