Unai Emery është konfirmuar në postin e trajnerit pas eliminimit tejet të papritur në Ligen e Kampioneve përballë Barcelonës, por tashmë duhet të fitoje gjithçka ketë sezon.
Presidenti i Paris SG, Nasser Al-Khelaïfi, pavarësisht përmbysjes katalane në Ligen e Kampioneve (nga 4-0 në 6-1), ka dhënë “mbështetjen” për trajnerin e tij Unai Emery, në një intervistë për Parisien.“Unai i ka kualitetet dhe ne besojmë te ai”, theksoi presidenti.
Por, bosi i PSG u shpreh se: “Ne duhet të fitojmë tre trofe deri në fund te sezonit”.
Emery duhet të fitojë tre tituj kombëtare: kampionatin (Monaco kryeson momentalisht), Kupën e Ligës (finalja me 1 prill ndaj… Monaco) dhe Kupën e Francës (çerekfinale me 5 prill ndaj Avranches (D3).Është një bilanc që duhet siguruar pa mëdyshje në fund të sezonit.
Sveçla takon homologun bullgar, diskutuan për situatën e për...
Nis konferenca për demaskimin e korrupsionit organizuar nga ...
Ripërsërit Vuçiq: Nuk do të heqim dorë kurrë nga Kosova
Bie numri i familjeve që marrin asistencë sociale
Prokurori i lartë mbështet lirimin me kusht të vëllezërve Me...
Murati e Ismaili takuan zëvendëspresidenten e Bankës Botëror...