Pas prezantimit të programit të tij qeveritar, Zoran Zaev i ka dhënë presidentit Gjorgje Ivanov 10 ditë kohë për ta mandatuar me krijimin e qeverisë së re. Presidenti deri tani ka përdorur argumentin se koalicioni me partitë shqiptare dhe pranimi i platformës së tyre rrezikojnë shtetin në Maqedoni, mësohet nga Top Channel.
I dërguari gjerman në Shkup, Christian Hellbach, u bë zëri më i fundit që i kërkoi Ivanovit të tërheqë vendimin e tij e të respektojë parimet demokratike. Kreu i shtetit maqedonas shfrytëzoi rastin e 25 vjetorit të komandës së forcave të armatosura për të deklaruar se ushtria është e gatshme të mbrojë integritetin territorial dhe pavarësinë e vendit, transmeton Gazeta Express.
“Edhe sot, ashtu si përpara një çerek shekulli, përballemi me sfida. Por edhe sot, ashtu si atëherë, kemi ushtrinë e Republikës, e cila do të na mbrojë nga kërcënimet”, ishte komenti i Ivanov.
Jane shtuar ndërkohë shqetësimet se ato që përshkruhen si protesta “patriotike” mund të marrin një kthesë të dhunshme. Disa prej tubuesve të intervistuar nga media rajonale kanë shpërthyer në zemërim vetëm nga përmendja e emrit të Zaevit.
Pranimin e platformës së shqiptarëve nga ana e tij, ata e kanë quajtur të papranueshëm, ndërsa përmbajtjen e platformës e cilësojnë një tradhti. Organizatorët e marshimeve pretendojnë se nuk kanë lidhje me VMRO-DPMNE-në, por fakti mbetet që protestat nisën menjëherë pas thirrjeve të Nikola Gruevskit për “mobilizim” në mbrojtje të vendit
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...