Hoxha: Vajzat dëshmuan heroizmin në demonstratat e 81-shit

12:49 | 11 Mars 2017
M. A.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka përkujtuar demonstratat studentore të vitit 1981.

Ajo në profilin e saj në Facebook, ka thënë se këto demonstrata shënojnë ngjarje me rëndësi të madhe për historinë tonë të re.

“Në përvjetorin e Demonstratave të 11 Marsit 1981, evokojmë me krenari këtë ngjarje me rëndësi të madhe për historinë tonë të re. Këtu mori hov orteku i pandalshëm i rezistencës së organizuar ndaj regjimit jugosllav.

Reagimi i atij regjimi ndaj studentëve, ngritën moralin, kushtet dhe përkushtimin për ta luftuar atë me të gjitha mjetet. Lëvizja jonë kombëtare, nga ky ballafaqim, doli më unike se gjithmonë deri atëherë.

Vajzat tona, në këto demonstrata, dëshmuan heroizmin e veçantë, duke u bërë pjesë e rezistencës dhe të barabarta me vëllezërit e tyre, duke vijuar në Luftën çlirimtare e deri sot, në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hoxha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme