Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur sot debatin në ditën e 22 me të rinjtë në “Çadrën e Lirisë”, ku ndodhet i pranishëm z/kryetari i të rinjve konservatorë europianë, Jakup Sivak.
Të rinjtë në debat sollën gjendjen e arsimit në vend dhe sipas tyre ka një zgjidhje me krijimin e republikës së re, duke premtuar se do ta vazhdojnë këtë betejë.
Kryetari i PD-së, Basha tha sot se është një mëngjes i lavdishëm në ditën e 22 sepse janë më afër fitores se kurrë.
“Shqipëria pas 18 shkurtit ka ndryshur sepse tashmë opozita e ka strukur pushtetin. Ne 18 shkurt, shqiptarët kishin frike, tre javë pas 18 shkurtit shqiptarët e Kane vrarë frikë sepse tani ka frikë qeveria me Edi Ramën sepse shqiptarët janë ngritur, sepse 18 shkurti është dita kur Shqipëria ka nisur ndryshimin pa kthim. Ne do të vazhdojmë të rrimë këtu deri në realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me qeveri teknike”, tha Basha.
Basha tha se është e domosdoshme të vazhdojnë këtë betejë deri në fitore sepse çdo luhatje do ta kthej Shqipërinë, pas 18 shkurtit.
Ai duke folur për vizitën e Kryeministri Rama në Gjermani dhe cituar fjalën e kryeministri “integrim para së të jetë vonë” e konsideroj si një kërcenim shenjen e tij.
Në fjalën e tij, z/kryetari i konservatorve europiane, Jakup Sivak në fjalën e tij tha se “Vij nga republika Çeke nga Praga dhe jam i entuzjazmuar që shoh të rinj qe luftojnë për sundimin e ligjit dhe zgjedhje të lira dhe të drejta. Ashtu siç e dini Republika Çeke ka qenë pjesë e kampit lindor dhe vendi im u rrënua nga regjimi komunist dhe unë e kuptoj luftën tuaj për ndryshim. Ne konservatorët e rinj evropian ju mbështesim ju për sundimin e ligjit dhe demokracinë në Shqipëri”.
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje